Veliaj ndan një video me AI: Miratova projektet për 15 çerdhe dhe kopshte të reja! Besnik prioriteteve të mia
Kryebashkiaku i Tirnaës, Erion Veliaj këtë të premte ka shpërndarë në rrjetin e tij social “FacebooK’ një video me inteligjencë artificiale. Në vide, Veliaj shprehet se sot ka miratuar projektet për 15 çerdhe dhe kopshte të reja në Tiranë.
Ai shton se me këto projekte, numri i çerdheve dhe kopshteve të ndërtuara apo të projektuara arrin në 130. Ndër të tjera thekson se ai do ti qëndrojë besnik prioriteteve të tij kudo që ndodhet.
“Pasi më rrëmbyen nga zyra e Kryetarit të Bashkisë me letra anonime, pasi tentuan të më shkarkonin nga detyra në mënyrë antikushtetuese, pasi e bënë çorbë menaxhimin e Tiranës, pasi më persekutojnë dhe më mbajnë në paraburgim politik prej 20 muajsh, në një ping-pong gjykatash, pasi më rrëmbyen për të më ndërruar birucën pa një shkresë te vetme dhe pasi më kërcënuan edhe aty, përsëri sot miratova projektet për 15 çerdhe dhe kopshte të reja për fëmijët e Tiranës!
Me këto projekte, numri i çerdheve dhe kopshteve të ndërtuara apo të projektuara gjatë administrimit tim arrin në 130! Jo në Durrës e Fier, por edhe në Hënë po të duan të më internojnë, unë do t’u qëndroj besnik prioriteteve të mia”, u shpreh ai në videon e krijuar me inteligjencë artificiale.
Kopshtet e çerdhet e miratuara sot:
Nj. 9, Kopsht, Don Bosko, 150 fëmijë
Nj. 12, Kopsht, Fresku, 150 fëmijë
Nj. 13, Çerdhe, Kodra e Diellit, 50 fëmijë
Nj. 9, Çerdhe, Don Bosko, 100 fëmijë
Nj. 13, Çerdhe, Liqeni i Thatë, 50 fëmijë
Nj. 9, Çerdhe, Stracioni i Trenit, 100 fëmijë
Petrelë, Kopsht, Daias, 16 fëmijë
Dajt, Kopsht, Tufinë, 33 fëmijë
Nj. 12, Kopsht, Sh. 17 Shkurti, 122 fëmijë
Nj. 1, Kopsht, Tregu Elektrik, 120 fëmijë
Nj. 7, Çerdhe, Fusha Aviacionit, 100 fëmijë
Nj. 7, Çerdhe, Dogana, 100 fëmijë
Nj. 7, Kopsht, Zogu i Zi, 150 fëmijë
Nj. 14, Çerdhe, Yzberisht, 100 fëmijë
Nj. 14, Çerdhe, Astir, 100 fëmijë
SPAK dërgon për gjykim 8 persona, kërkohet konfiskimi i 16 pasurive me vlerë mbi 2 milionë euro
Zjarr i madh në një magazinë pranë Mamurrasit, shkrumbohen sasi të konsiderueshme bimësh medicinale
7 nxënëse denoncojnë mësuesin e fizkulturës për ngacmim seksual, ndalohet 35-vjeçari në Vlorë
- 15:31 Ndryshimi i pushtetit në Serbi, një mundësi e re për dialog me serbët e Kosovës?
- 15:24 Sulm me raketa ndaj një cisterne në Gjirin Persik, humb jetën një person
- 15:18 SPAK dërgon për gjykim 8 persona, kërkohet konfiskimi i 16 pasurive me vlerë mbi 2 milionë euro
- 14:56 Zjarr i madh në një magazinë pranë Mamurrasit, shkrumbohen sasi të konsiderueshme bimësh medicinale
- 14:48 BE propozon krijimin e Fondit të Solidaritetit për Migracionin, Greqia, Italia dhe Spanja përfitojnë nga ndihma
- 14:42 7 nxënëse denoncojnë mësuesin e fizkulturës për ngacmim seksual, ndalohet 35-vjeçari në Vlorë