“Dua t’ju shtrëngoj dorën secilit nga ju”, Thaçi mesazh nga Haga: Do dal i pastër si loti në fund të këtij rrugëtimi
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Adnon Jasharin, të akuzuarin për vrasjen e Diana Kastratit, 15 vjet më parë.
Të mërkurën, Prokuroria Themelore në Prishtinë ngriti aktakuzë në mungesë ndaj Jasharit, pasi ai nuk është arrestuar që nga viti 2011, kur ndodhi ngjarja. Në atë kohë raportohej se Jashari ndodhej në Spanjë, shtet me të cilin Kosova nuk ka marrëveshje për ekstradim.
Diana Kastrati u vra në maj të vitit 2011, vetëm 22 ditë pasi kishte kërkuar nga Gjykata Komunale e Prishtinës një urdhër emergjent mbrojtjeje, por nuk kishte marrë përgjigje nga ky institucion.
Njoftimi i policisë së Kosovës:
KËRKESË PËR BASHKËPUNIM
Policia e Kosovës, bazuar në urdhëresën e Gjykatës për seancën e datës 10 Nëntor 2026, kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për lokalizimin e të dyshuarit Adnon Jashari, i kërkuar për veprën penale “Vrasje e rëndë”.
Kushdo që ka informacione për vendndodhjen e tij, të na njoftojë përmes adresës elektronike [email protected] ose duke u paraqitur direkt në stacionin më të afërt.
Top Channel