Rolando Maran publikon listën e Shqipërisë, një debutues në mesin e 27 futbollistëve

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, ka bërë publike listën me 27 futbollistët e grumbulluar për dy ndeshjet e fundit të Grupit C1 në UEFA Nations League, ndaj Finlandës dhe Bjellorusisë.

Risia e vetme në listën e kuqezinjve është mbrojtësi i Dinamo City, Ysni Ismaili, i cili merr për herë të parë ftesën për të qenë pjesë e Kombëtares shqiptare.

Një mundësi e rëndësishme për futbollistin, i cili tashmë do të ketë rastin të tregojë vlerat e tij në përfaqësuesen kuqezi.

Shqipëria do ta nisë këtë edicion të ndeshjeve të nëntorit me përballjen ndaj Finlandës, e cila do të zhvillohet më 12 nëntor, në stadiumin “Air Albania”, duke filluar nga ora 20:45.

Ndërkohë, sfida e dytë do të luhet më 15 nëntor në Budapest të Hungarisë, ku kuqezinjtë do të përballen me Bjellorusinë në stadiumin “Illovszky Rudolf”, me fillim nga ora 18:00. Këto dy përballje do të jenë vendimtare për Shqipërinë në mbyllje të fazës së grupeve të UEFA Nations League, ndërsa vëmendja do të jetë edhe te debutuesi i mundshëm, Ysni Ismaili.

Shija e redaktorit

Presidenti kroat pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të dhjetorit

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të muajit dhjetor të këtij viti. Kështu ka mësuar Dukagjini nga burimet e veta...

Nufi: Shqipëria do ta mbrojë Kosovën, asnjë qeveri në Tiranë...

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, ka deklaruar se angazhimi i Shqipërisë për mbrojtjen e Kosovës është i pakushtëzuar, duke theksuar se asnjë...

Përkujtohet ditëlindja e heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti

Sot shënohet 64-vjetori i lindjes së komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti. Ai u lind më 1 nëntor 1962...

Të fundit nga rubrika