VIDEO/ Zjarr i madh në një magazinë në Mamurras

15:13, 06/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një magazinë pranë qytetit të Mamurrasit, ku po digjen sasi të konsiderueshme bimësh medicinale.

Flakët janë përhapur me shpejtësi në ambientet e magazinës, duke krijuar një situatë të vështirë për ndërhyrjen e shërbimeve zjarrfikëse.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të Kurbinit, të cilat po punojnë për izolimin e vatrës dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të flakëve.

Njoftimi i Policisë:

Kurbin/Informacion paraprak

Rreth orës 14:02, në lagjen “Drita”, në qytetin e Mamurrasit, dyshohet se si pasojë e një defekti në sistemin elektrik, ka rënë zjarr në një magazinë me bimë medicinale, në pronësi të shtetasit A. D., 66 vjeç, banues në Tiranë, duke shkaktuar dëme materiale.

Shërbimet e zjarrfikëses kanë bërë të mundur shuarjen e plotë të zjarrit.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco