Marcus Rashford ka zbuluar se largimi nga Premier League ishte një zgjedhje personale, e ndikuar nga lidhja emocionale me Manchester United, klubin ku u formua.
“Gjatë periudhës tek Aston Villa kuptova diçka; nuk mund të vazhdoja të luaja kundër United çdo sezon. Nëse United nuk ishte një mundësi, i thashë agjentit të më çonte jashtë Anglisë, jo te një tjetër klub i Premier League”, – rrëfeu sulmuesi anglez.
“Pas Barcelonës nuk dëshiroja të kthehesha në Angli, nëse nuk do të luaja për United”, – shtoi ai gjatë një takimi me tifozët në “Old Trafford”.
Rashford foli edhe për ish-shokun e skuadrës te Barcelona, Lamine Yamal: “Para se të largohesha, i thashë se kisha luajtur me futbollistë me talent të jashtëzakonshëm, por ai ishte mbi të gjithë”.
Më tej, e krahasoi me Messin: “Nuk kisha parë kurrë një lojtar të asaj moshe me kaq shumë talent. Për mua, askush tjetër nuk i afrohet kaq shumë nivelit të Messit”. Ai shtoi se nuk do të habitej nëse Yamal fitonte 7 “Topa të Artë”.







