E premte, 6 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Ekonomi

Projektet e “Concord Group” në panair, “Tirana Central Park” dhe “Marina Orikum”, dy investime unike në metropol e bregdet

E ardhmja e zhvillimit urban dhe turistik të Shqipërisë merr formë përmes projekteve ambicioze, që synojnë të ndryshojnë mënyrën se si jetojmë, investojmë dhe përjetojmë hapësirën përreth nesh.

Me një eksperiencë 35-vjeçare dhe një prani të konsoliduar në disa prej sektorëve kyç të ekonomisë, Concord Group spikati në edicionin e 32 të panairit Klik Ekspo Group, duke sjellë në vëmendje jo vetëm përmasat e investimeve të grupit, por mbi të gjitha edhe një vizion zhvillimi, që ndërthur arkitekturën bashkëkohore, funksionalitetin dhe standardet ndërkombëtare.

Me këtë frymë, Concord Group prezantoi në panair dy prej projekteve më të rëndësishme: Tirana Central Park dhe Marina Orikum. Dy koncepte të ndryshme, por të bashkuara nga një filozofi e përbashkët: krijimi i hapësirave që shkojnë përtej ndërtimit, duke sjellë një model të ri jetese, zhvillimi dhe investimi.

Në zemër të kryeqytetit, Tirana Central Park vjen si një koncept që synon të ndërthurë ritmin e jetës urbane me qetësinë dhe gjelbërimin. Një hapësirë ku arkitektura bashkëkohore, rezidencat, bizneset, shërbimet dhe zonat rekreative krijojnë një komunitet të integruar.

Reklamë

Projekti synon të sjellë një tjetër standard të organizimit urban, ku çdo element është menduar për të krijuar një ekuilibër mes jetesës, punës dhe kohës së lirë. Nuk bëhet fjalë thjesht për një kompleks ndërtesash, por për një hapësirë që synon t’i japë qytetit më shumë mundësi për të jetuar dhe për të funksionuar.

“Ne si zyrë shitjeje, me Tirana Central Park kemi një kategorti klientësh që synojmë dhe targetojmë, së pari janë familjet e reja. Së dyti, janë profesionistët që vlerësojnë funksionalitetin dhe location sepse sot Tirana po zhvillohet jo vetëm brenda qendrës, por edhe më gjerë. Së treti, janë investitorët që e shohin me potencial zhvillimi investimin në këtë pronë. Një pronë që ata blejnë sot nuk është vetëm çnmimi që paguajnë, por edhe vlera që kjo pronë do të ketë dhe si mund ta kthejnë në potencial për ta dhënë me qira. Pa harruar kategorinë e fundit, diaspora, shqiptarët që jetojnë në Europë dhe më gjerë që duan të kenë një shtëpi banimi në atdhe, ata jo domosdoshmërisht kërkojnë një apartamentet në qendër të Tiranës, por kërkojnë një shtëpi që ndodhet në një kompleks që ofron të gjitha shërbimet dhe Tirana Central Park e plotëson këtë kërkesë.” , tha Emirjana Braho, menaxhere e shitjeve, “Concord Group”.

Por vizioni i Concord Group nuk ndalet në kryeqytet. Ai shtrihet edhe drejt një prej zonave me potencialin më të madh të zhvillimit turistik në Shqipëri: bregdetit të Orikumit.

Marina Orikum është konceptuar si një destinacion i integruar turistik dhe rezidencial, ku deti, arkitektura dhe mikpritja bashkohen në një panoramë të vetme. Një projekt që synon të sjellë një dimension të ri të turizmit detar, duke e kthyer këtë pjesë të rivierës shqiptare në një pikë referimi për pushuesit dhe investitorët ndërkombëtarë.

Me një marinë moderne, rezidenca, mbi 125 vila private, një hotel me pesë yje me 220 dhoma dhe hapësira të dedikuara për argëtimin e mirëqenien, projekti synon të ndërtojë një eksperiencë që shkon përtej pushimeve tradicionale. Një destinacion ku luksi takohet me natyrën dhe ku bukuria e Jonit bëhet pjesë e përditshmërisë.

“Sot ekziston një marinë, por do të rikonceptohet e gjitha dhe do të shkohet në një madhështi tjetër, duke shkuar nga 250 vende për ankorimin e jahteve në 850 vende dhe me një kapacitet rezidencial mbi 1 mijë units. Kjo marinë përbëhet nga 15 godina, ka lartësi të ndryshme dhe kate të ndryshme duke e bërë madhështore që nga konceptyio, dizajni dhe pedonalja e pjesës bregdetare të marinës. Ky nuk është vetëm projekt rezidencial. Është projekt që do të jetë një destinacion ndërkombëtar. ka fasadat unike dhe ovale në formën e konit që është rikonceptuar nga Christ Precht dhe të gjitha ambientet kanë pamje me detin. Ka një integrim mes rezidencave potenciale, ka një hotel që do të jetë nën brandin ndërkombëtar me 5 yje, integrim me ambiente rekreative, shplodhëse, sportive. Të gjitha këto bëjnë të mundur një porjekt që kthehet në një mënyrë jetese dhe standard ndryshe nga ajo që keni parë nga rezidencat e tjera në Shqipëri.”, shprehet Ermira Brozi, drejtoreshë e shitjeve, “Concord Group”.

Nga dinamika e metropolit te qetësia e bregdetit, nga hapësirat urbane te marina dhe jeta mesdhetare, dy projektet e prezantuara nga Concord Group në Klik Ekspo Group përfaqësojnë dy dimensione të së njëjtës ambicie: të krijojnë destinacione që gjenerojnë vlerë, tërheqin investime, kontribuojnë në transformimin e peizazhit ekonomik e turistik dhe lënë gjurmë në të ardhmen e Shqipërisë.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.