Sport

​Argjentina merr vendimin për fanellën legjendare, askush nuk do ta veshë numrin 10 të Lionel Messit

Kombëtarja e Argjentinës nuk do ta përdorë fanellën legjendare me numrin 10 në ndeshjet e muajit nëntor, pas largimit të Lionel Messit nga futbolli ndërkombëtar.

Sipas raportimeve të medias argjentinase “TyC Sports”, përzgjedhësi Lionel Scaloni ka vendosur që asnjë futbollist të mos e mbajë këtë numër në dy ndeshjet miqësore të këtij muaji.

Vendimi vjen pasi Messi i dha fund karrierës së tij me fanellën e Argjentinës në shtator, ndërsa ende nuk është marrë një vendim se cili futbollist do ta trashëgojë numrin që për vite me radhë ishte simbol i kapitenit dhe yllit të skuadrës.

Fanella me numrin 10 ka një histori të veçantë në futbollin argjentinas, pasi përveç Messit, atë e kanë bartur edhe legjenda të mëdha të këtij vendi, përfshirë Diego Maradonën.

Për momentin, numri 10 do të mbetet i lirë, ndërsa mbetet të shihet se kujt do t’i besohet kjo fanellë në të ardhmen.