E premte, 6 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Vlorë/ 7 vajza të mitura denenoncojnë mësuesin për ngacmim seksual, policia ndalon 35-vjeçarin

Një mësues i edukimit fizik në gjimnazin “Hajredin Beqari”, në Selenicë është ndaluar nga policia, pasi shtatë nxënëse të shkollës ku ai ushtronte detyrën e kanë denoncuar për ngacmim seksual.

Sipas deklarimeve të vajzave, të moshave 14 deri në 17 vjeç, 35-vjeçari dyshohet se i ka ngacmuar seksualisht në ambientet e shkollës.

Sipas njoftimit të policisë, në kuadër të veprimeve hetimore është ndaluar shtetasi Albano Ameti, 35 vjeç, banues në Vlorë, me detyrë mësues i edukimit fizik në këtë shkollë.

Rasi është në hetim.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.