1 në 4 adoleshentë nuk kryejnë aktivitet fizik asnjë ditë të javës

6 Nëntor 2026 | 14:31

Adoleshentët, kryesisht vajzat, nuk kryejnë fare aktivitet fizik gjatë ditës . Të dhënat e një studimi global të publikuar në revistën shkencore “The Lancet Global Health” tregojnë se 240 milionë të rinj, apo 1 në 4 adoleshentë  nuk janë aspak aktivë fizikisht gjatë javës.

Sipas studimit, në vitin 2025, adoleshentët kryen mesatarisht vetëm 2.7 ditë aktivitet fizik në javë, një shifër që nuk ka ndryshuar që nga viti 2010. Vetëm 14% e tyre, ose një në shtatë adoleshentë, ishin aktivë çdo ditë.

Studimi, përfshiu 3.2 milionë adoleshentë të moshës 11 deri në 17 vjeç, nga 140 vende të botës.

Studiuesit e konsideruan një ditë aktive atë ditë kur adoleshentët kryenin të paktën 60 minuta aktivitet fizik me intensitet mesatar ose të lartë, sipas rekomandimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Të dhënat tregojnë një diferencë të dukshme mes gjinive. Djemtë kryenin mesatarisht tri ditë aktivitet fizik në javë, ndërsa vajzat vetëm 2.4 ditë. Për më tepër, aktiviteti fizik te vajzat bie me rritjen e moshës, duke thelluar hendekun mes tyre dhe djemve.

Studimi evidenton gjithashtu ndryshime të konsiderueshme mes rajoneve të botës.

Finlanda, Kanadaja dhe Serbia renditen ndër vendet me adoleshentët më aktivë, ndërsa Kamboxhia, Jordania dhe Madagaskari kanë nivelet më të ulëta të aktivitetit fizik.

Sipas studiuesve, këto diferenca lidhen kryesisht me kushtet infrastrukturore dhe ekonomike. Vendet më të pasura kanë më shumë mundësi të investojnë në hapësira publike, ambiente sportive dhe rrjete të sigurta për ecjen apo çiklizmin.

Ekspertët paralajmërojnë se adoleshenca është një periudhë vendimtare për shëndetin gjatë gjithë jetës. Aktiviteti i rregullt fizik ndihmon jo vetëm trupin, por edhe shëndetin mendor, me përfitime që vazhdojnë edhe në moshën e rritur.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dhoma gjermane kundërshton taksat e reja, frenojnë investimet dhe dobësojnë konkurrencën

Dhoma Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri , ngre shqetësime për Paketën Fiskale 2027, duke paralajmëruar se rritja e taksave mund të dëmtojë investimet...
14:23 | 06/11/2026

Vrasja e ish-policit Gentian Bejtja, Apeli ul dënimin për Ilir Beqarajn

Gjykata e Apelit në Tiranë ka ulur dënimin për Ilir Beqarajn, i akuzuar për vrasjen e ish-policit Gentian Bejtja. Apeli ka vendosur ta dënojë Beqarajn...
13:55 | 06/11/2026

Ambasadorja holandeze në Shqipëri: Liria e medias kërkon vëmendje, dhuna në protesta na ka shokuar

Ambasadorja e Holandës në Shqipëri, Marleen Monster, është shprehur e shqetësuar për aktet e dhunës gjatë protestave në Shqipëri, duke deklaruar se ato kanë shkaktuar...
13:31 | 06/11/2026