E premte, 6 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Vrau shokun aksidentalisht në gjueti, gjykata e Dibrës pranon kërkesën e Prokurorisë, lë në burg 44 vjeçarin

44 vjeçari Bledian Firi banues në Tiranë ka dalë para gjykatës së Dibrës këtë të premte për tu njohur me masën e sigurisë.

Prokuroria Dibër kërkoi arrest me burg për 44 vjeçarin i cili me datë 4 Nëntor vrau me armë gjahu 29 vjeçarin Elson Lala në pyjet e fshatit Fushë Sopot të Bulqizës teksa kishin dalë sëbashku për gjueti kafshësh të egra.

Mësohet se Bledian Firi ka deklaruar që vrasja e shokut të tij të gjuetisë është bërë padashje teksa të dy kishin vënë në shënjestër një kafshë të egër (derr) për ta vrarë.

Megjithatë Gjykata e Dibrës pranoi kërkesën e prokurorisë duke lënë Firin në arrest me burg.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.