Shumë mirë që thirrën edhe Ardit Gjebrean në SPAK. Po Kanye West kur do ta thërrasin?

Shumë mirë që thirrën edhe Ardit Gjebrean në SPAK. Po Kanye West kur do ta thërrasin?

13:44, 06/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nga Tedi Blushi/

Shumë mirë që thirrën edhe Ardit Gjebrean në SPAK. Po Kanye West kur do ta thërrasin? Apo nuk ka ardhur ende radha e yjeve ndërkombëtarë?

Shqipërinë nuk e kanë qeverisur as Ardit Gjebrea dhe as Igli Tare!

Ka firmosur gjë Ardit Gjebrea për inceneratorin e Tiranës? Apo ka firmosur Igli Tare për 50 milionë eurot bakshish te Tuneli i Llogarasë?

Mos bëni teatër me personazhe publikë që nuk kanë drejtuar Qeverinë dhe nuk kanë pasur kurrë në dorë fatet dhe financat e këtij vendi.

Thirrni Edi Ramën në SPAK!

Dërgoni në Kuvend kërkesën për Belinda Ballukun! Hetoni vendimmarrjen, firmat, kontratat dhe përgjegjësitë e kujtdo që ka pasur pushtetin dhe ka administruar paratë publike.

SPAK-u nuk është zyrë për të hetuar agjencitë e spektakleve dhe as arbitër për faullet në fushën e blertë.

Shqiptarët nuk presin një paradë VIP-ash para kamerave te dera e SPAK-ut me regji politike.

Presin drejtësi për aferat që rëndojnë mbi paratë dhe të ardhmen e tyre!

Shqipëria nuk ka nevojë për një tjetër sezon spektakli.

Ujqrit janë kapur në qerre lepujsh, SPAK heton kanarinat që këndojnë mbi pemë.

Shqipëria ka nevojë ulëritëse për fundin e pandëshkueshmërisë dhe fundin e Drejtësisë me Regji që ka shpallur vetëasgjesimin dhe vetëinkriminim e saj duke u vetëdiskredituar çdo ditë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco