Kryeministri Edi Rama inspektoi personalisht këtë të premte punimet për ndërtimin e ByPass-it të Tiranës. “Ajo që të gjithë duhet ta mbajnë parasysh në këtë zonë, është rritja e ndjeshme e vlerës së pronës së tyre, ndërkohë që pa diskutim çdo shpronësim do të bëhet ashtu si duhet, me transparencë sipas ligjit dhe ndërkohë do të jetë një aks që do ta çlirojë kryeqytetin nga një ngarkesë e tepërt e cila është një ngarkesë e detyruar si pasojë e mungesës së këtij aksi ku të gjithë futen në Tiranë. Kështu një pjesë e fluksit do të vazhdojë lirshëm drejt jugut ose juglindjes, në varësi nga drejtimet dhe pjesa tjetër do të ketë më shumë lirshmëri për të hyrë dhe për të dalë në kryeqytet” Rama shoqërohej nga ministri i Infrastrukturës dhe kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar. Projeti lidh rrugën Tiranë–Durrës në nyjen e Kasharit me autostradën Tiranë–Elbasan te rrethrrotullimi i Mulletit. Ai premton lehtësim të trafikut dhe të qarkullimit mes veriut dhe jugut të vendit duke shmangur hyrjen e detyrueshme në Tiranë.