Ambasadori kinez në Spanjë, Yao Jing, konfirmoi se qeveria e tij është në komunikim me La Liga-n, Real Madridin dhe institucione të tjera spanjolle për të zgjidhur polemikën e shkaktuar nga deklaratat e Kylian Mbappé, por kërkoi kohë për kapërcimin e situatës.
“Nuk ka negociata, por komunikime të bazuara në mirëkuptimin e ndërsjellë”, – deklaroi diplomati për EFE.
Përplasja nisi kur Mbappé tha se një nga “memet” e tij të preferuara ia paraqiste fytyrën mbi atë të një “diktatori kinez”, pa përmendur emrin e Mao Ce Dunit, imazhi i të cilit shfaqej në montazh.
“Ky incident fatkeq lëndoi ndjenjat e shumë njerëzve në Kinë. Popullit kinez i duhet kohë për ta përtypur situatën”, – tha ambasadori.
Deklaratat shkaktuan prishjen e marrëveshjeve tregtare dhe televizionin shtetëror CCTV ta ndërpriste transmetimin e La Liga-s. Pavarësisht kërkim-faljeve të Mbappé dhe Real Madridit, ndeshjet e kampionatit spanjoll ende nuk janë rikthyer në ekranet kineze.
Klubi madrilen, që ka një numër të madh tifozësh në Kinë, pret zgjidhjen e krizës.







