E premte, 6 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Reforma zgjedhore drejt dështimit? Çfarë pritet të ndodhë ditën e hënë

Të hënën në orën 13:00 do të mblidhet për herë të parë prej muajit korrik Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore.

Në rendin e ditës janë vendosur 2 çështje; e para, diskutimi i detyrimeve që rrjedhin nga miratimi i hartës së re territoriale: dhe e dyta projektligji “Për financimin e Partive Politike”.

Mazhoranca ka deklaruar vazhdimisht se me shkrirjen e 15 bashkive ajo do të ndërhyjë në Kodin Zgjedhor për të ndryshuar mënyrën si hartohet lista e kandidatëve për këshillat bashkiakë për të garantuar që çdo njësi të përfaqësohet.

Por burime pranë Partisë Demokratike sqarojnë se rendi i ditës i mbledhjes së komisionit është vendosur në mënyrë të njëanshme nga Partia Socialiste dhe nuk është konsensual.

Reklamë

Pattia Demokratike ka votuar kundër hartës territoriale dhe do ta godasë atë në Gjykatën Kushtetuese, ndaj nuk pranon të diskutojë asnjë ndryshim që lidhet me këtë hartë.

Prej kohësh Partia Demokratike ka deklaruar se për të prioritet është ndryshimi i sistemit zgjedhore dhe një kuadër i ri ligjor që garanton ndarjen e shtetit nga partia.

PD e ka bërë të qartë se ajo kërkon për zgjedhjet parlamentare një sistem proporcional kombëtar me listat 100% të hapura.

Për zgjedhjet lokale PD kërkon që kryetarët e bashkive të zgjidhen me dy raunde, dhe listat për këshillat bashkiakë të jenë 100% të hapura.

Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore ka mandat deri në 30 nëntor, por në këtë situatë kur prioritetet e mazhorancës dhe opozitës janë krejt të ndryshme, shanset që të miratohet një reformë zgjedhore janë afër zeros.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.