Këngëtari dhe moderatori Ardit Gjebrea ka dalë nga ambientet e SPAK pas më shumë se dy orësh marrje në pyetje.
Në prononcimin për mediat, Gjebrea bëri të ditur se ishte thirrur në cilësinë e dëshmitarit për një çështje që përbën sekret hetimor, duke refuzuar të japë detaje të mëtejshme.
I pyetur nëse dëshmia e tij kishte lidhje me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, Gjebrea nuk dha një përgjigje konkrete, por konfirmoi se ishte person në dijeni për çështjen.
Ai tha se kjo ishte hera e parë që paraqitej në SPAK dhe e cilësoi si miqësore përvojën e marrjes në pyetje.
Prononcimi për mediat:
Gjebrea: Isha në cilësinë e dëshmitarit për një çështje që është sekret hetimor dhe nuk mund të flas më shumë.
Pyetje: Ka lidhje me zotin Veliaj?
Gjebrea: Nuk flas dot më shumë sepse duhet të respektojë dhe institucionin ashtu siç ju respektova edhe ju sepse mund të kisha iku…
Pyetje: Pra je person në dijeni?
Gjebrea: Po, person në dijeni
Pyetje: Ishte hera e parë që ju thirrën?
Gjebrea: Po e kam premierë
Pyejte: Si iu dukë?
Gjebrea: Po jo keq. Ishin miqësorë. Edhe unë i ftova në programin tim… më ftuan i ftova…
© SYRI.net