Legjenda e Bayern Munich dhe e kombëtares gjermane, Oliver Kahn, ka komentuar në studiot e “Sky Sport” grumbullimin e Marc-André ter Stegen nga Jürgen Klopp, duke theksuar se mosha nuk përbën problem për një portier.
“Nuk kemi pse ta konsiderojmë moshën si pengesë. Na duhet gjithmonë një kombinim i mirë mes lojtarëve të rinj dhe atyre me përvojë. Jens Lehmann ishte edhe më i moshuar në Kampionatin Europian të vitit 2008”, – u shpreh Kahn.
Më tej, ai vlerësoi zgjedhjen e Ter Stegen: “Aktualisht duket i qëndrueshëm dhe e ka merituar grumbullimin. Por Gjermania nuk ka më një numër 1 absolut, siç ishte Manuel Neuer për shumë vite. Tani duhet ta dëshmojë veten me paraqitjet e tij”.
Kahn shtoi se pas një ikone si Neuer, drejtuesit duhet të shmangin krijimin e një boshllëku në portë. “Për momentin shoh pak portierë që mund të ofrojnë siguri, me përjashtim të Jonas Urbig”.







