Tokio goditet nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.1, ja çfarë thonë autoritetet

06/11/2026 12:35

Një tërmet me magnitudë 6.1 të shkallës Rihter ka goditur këtë të premte zonën detare pranë Tokios, në Japoni.

Lajmi u konfirmua nga autoritetet japoneze, të cilat bëjnë të ditur se, pavarësisht forcës së lëkundjeve, nuk është lëshuar paralajmërim për cunami.

Sipas Agjencisë Meteorologjike të Japonisë, tërmeti u regjistrua në orën 19:39 sipas kohës lokale, në ujërat pranë rajonit Kanto.

Lëkundjet ishin të cekëta, ndërsa epiqendra ndodhej në det, në brigjet pranë kryeqytetit japonez.

Deri në momentin e raportimit, autoritetet nuk kanë dhënë detaje të tjera mbi dëmet e mundshme materiale apo personat e lënduar.

Top Channel