Dikur një nga zonat me bujqësinë dhe blegtorinë më të zhvilluar në Fier, fshati Kallm po përballet sot me një krizë të thellë të sektorit bujqësor. Rritja e çmimeve të karburantit, plehrave kimike dhe pesticideve, por edhe mungesa e tregut për shitjen e prodhimeve, kanë detyruar fermerët të reduktojnë ndjeshëm sipërfaqet e mbjella dhe numrin e krerëve të bagëtive.