Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që t'i bashkohen nesër protestës në mbështetje të Revoltës Studentore kundër qeverisë së Edi Ramës.
Gjatë konferencës për mediat, Berisha e cilësoi suksesin e studentëve si sukses të të gjithë shqiptarëve që duan të ndërtojnë të ardhmen e tyre në vend, duke vlerësuar guximin, sakrificat dhe vendosmërinë e tyre.
"Të gjithë me studentët, të gjithë për studentët, për suksesin e revoltës së tyre", ishte mesazhi i kryedemokratit.
Berisha: Së pari, një thirrje miqësore për çdo qytetar shqiptar, të bashkohemi nesër në protestën më të fuqishme në mbështetje të revoltës studentore kundër Padrinos së Shqipërisë, kreut të organizatës kriminale, narkodiktaturës që ka vendosur ai.
Suksesi i revoltës studentore është sukses i çdo qytetari shqiptar që e do këtë vend.
Është sukses i shqiptarëve të të gjitha moshave dhe bindjeve që duan të ndërtojnë jetën në Shqipëri.
Është sukses për kombin shqiptar, i cili po e boshatis këtë vend ndër më të pasurit në Evropë dhe në botë.
Është sukses i shpresës dhe të ardhmes së shqiptarëve.
Ndaj dhe thirrja ime është: të gjithë me studentët, të gjithë për studentët, për suksesin e revoltës së tyre.
Studentët kanë dëshmuar kulmet e guximit të shqiptarëve.
Studentët kanë habitur shqiptarët dhe botën me trimërinë, sakrificat, vendosmërinë e tyre.
Ata meritojnë çdo mbështetje.
Të gjithë në Tiranë, të gjithë me studentët!
© SYRI.net
Berisha: Shqiptarët humbën 30 përqind të kursimeve si pasojë e rënies së euros ose 236 miliardë lekë
PD Tropojë denoncon gjendjen e Urës së Merturit: Rrezik për jetën e qytetarëve
‘S’ka Regres-Raport që fsheh Narkoshtetin’/ Meta: 9 kushtet e Bundestagut s’janë plotësuar, mbi 800 mijë shqiptarë janë larguar