Liga e Kombeve, trajneri Maran publikon listën për dy sfidat e fundit të Kombëtares shqiptare
Trajneri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, bëri publike listën e futbollistëve të përzgjedhur për dy sfidat e fundit të këtij edicioni të UEFA Nations League.
Grumbullohet për herë të parë Ysni Ismaili i Dinamos. Konfirmohet Sina dhe Qefalija nga ndeshjet e fundit, ndërkohë që mungon Anis Mehmeti.
Jashtë liste edhe Nedim Bajrami, Marash Kumbulla dhe Jasir Asani. Broja i dëmtuar.
Strakosha nuk rikuperohet dot në kohë po ashtu, ndaj në portë Berisha përsëri me Sherrin dhe Dajsinanin.
Hera e parë pas shumë kohësh që pjesë e listës janë 4 lojtarë nga Abissnet Superiore (Dajsinani/ Egnatia dhe Aliji, Qefalija e Ismaili/ Dinamo).
Kuqezinjtë do të zhvillojnë fillimisht ndeshjen ndaj Finlandës, më 12 nëntor, në stadiumin “Air Albania”, duke nisur nga ora 20:45.
Ndërsa takimi i dytë do të luhet në transfertë kundër Bjellorusisë, më 15 nëntor, në orën 18:00. Përballja do të zhvillohet në stadiumin “Illovszky Rudolf” në Budapest.
Shqipëria shkon drejt këtyre dy ndeshjeve në një pozicion të favorshëm, pasi kryeson Grupin C1 me 9 pikë. Pas saj renditen Bjellorusia dhe Finlanda, të cilat kanë grumbulluar nga 7 pikë.
Dy sfidat e nëntorit do të jenë vendimtare për kuqezinjtë në objektivin për të mbyllur me sukses këtë edicion të Nations League.

LISTA E FUTBOLLISTËVE TË GRUMBULLUAR
Portierë: Etrit Berisha, Alen Sherri, Mario Dajsinani.
Mbrojtës: Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Ardian Ismajli, Klisman Cake, Samuele Sina, Elseid Hysaj, Ysni Ismaili, Mario Mitaj, Stavro Pilo, Naser Aliji.
Mesfushorë: Kristjan Asllani, Ylber Ramadani, Qazim Laçi, Juljan Shehu, Luis Hasa, Feta Fetai, Klevi Qefalija, Ernest Muçi, Arbër Hoxha, Taulant Seferi.
Sulmues: Rey Manaj, Myrto Uzuni, Mirlind Daku, Cristian Shpendi.
7 nxënëse denoncojnë mësuesin e fizkulturës për ngacmim seksual, ndalohet 35-vjeçari në Vlorë
“Fol me kryeministrin”, Rama prezanton platformën e re të dialogut me qytetarët
Berisha bën thirrje: Nesër të gjithë me studentët për studentët, për suksesin e revoltës së tyre
- 14:42 7 nxënëse denoncojnë mësuesin e fizkulturës për ngacmim seksual, ndalohet 35-vjeçari në Vlorë
- 14:36 Ekspozita për Kadarenë sjell në Prishtinë lidhjen e shkrimtarit me Kosovën
- 14:31 1 në 4 adoleshentë nuk kryejnë aktivitet fizik asnjë ditë të javës
- 14:23 Dhoma gjermane kundërshton taksat e reja, frenojnë investimet dhe dobësojnë konkurrencën
- 14:22 Liga e Kombeve, Foda publikon listën e Kosovës për ndeshjet e nëntorit
- 14:13 Trump mbështet “superinteligjencën”: SHBA-të duhet të përqafojnë teknologjinë për t’u pasuruar