Për nëntë muaj në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 1.337 vepra penale të dhunës në familje

MPB Maqedoni njofton se në periudhën nga janari deri në shtator të vitit 2026, në territorin e vendit janë regjistruar 1.337 vepra penale nga fusha e dhunës në familje, për të cilat janë denoncuar 1.388 kryerës, nga të cilët 1.278 burra dhe 110 gra, si dhe 1.433 viktima, nga të cilat 289 burra dhe 1.144 gra.
Në periudhën e njëjtë janë regjistruar 191 kundërvajtje të ndërlidhura me dhunën në familje, për të cilat janë denoncuar 228 kryerës (196 burra dhe 32 gra) dhe 221 viktima (126 burra dhe 95 gra).
"Gjithashtu, janë evidentuar 3.869 ankesa për dhunë në familje, me ç’rast janë denoncuar 3.971 kryerës, nga të cilët 3.090 burra dhe 881 gra, si dhe 3.961 viktima, nga të cilat 1.394 burra dhe 2.567 gra. Ministria e Punëve të Brendshme u bën thirrje qytetarëve që të mos heshtin dhe të mos e fshehin dhunën në familje, por të denoncojnë me kohë çdo rast të tillë".
"Secili që është viktimë e dhunës në familje, si dhe secili që ka njohuri për raste të këtilla, mund t'i denoncojë ato në stacionin më të afërt policor ose në numrat telefonikë 112 dhe 19", thonë nga MPB.









































