• Kreu
REPORT.AL
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
REPORT.AL
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Greqi, goditet rrjeti që trafikoi mbi 500 emigrantë përmes Shqipërisë

by editor
November 6, 2026
in Aktualitet, Kronikë
Greqi, goditet rrjeti që trafikoi mbi 500 emigrantë përmes Shqipërisë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Një rrjet i madh i trafikimit të emigrantëve, që vepronte përmes territorit shqiptar drejt Greqisë, është asgjësuar orët e fundit  nga policia greke në bashkëpunim me Europolin.

Gjatë një operacioni të zhvilluar në Selanik dhe në rajonin e Thesprotisë, pranë kufirit me Shqipërinë, u arrestuan dhjetë persona, mes tyre edhe një grua 33-vjeçare nga Shqipëria. Shtatë nga të arrestuarit janë shtetas grekë dhe dy të tjerë sirianë.

Sipas policisë, rrjeti vepronte të paktën që nga qershori i vitit 2025 dhe kishte organizuar 41 raste të kalimit të paligjshëm të kufirit, duke trafikuar mbi 500 emigrantë, kryesisht nga Nepali, Jemeni dhe Kina.

Emigrantët kalonin në këmbë përmes shtigjeve të vështira malore nga Shqipëria drejt Greqisë siç duket edhe ne pamjet që ka siguruar policia nëpërmjet dronëve me kamera.

Në zonën kufitare të Thesprotisë, anëtarët e rrjetit i strehonin përkohësisht në banesa apo çadra të improvizuara, duke u shitur ushqime, ujë dhe karta telefoni me çmime tepër të larta.

Më pas organizohej transporti i tyre drejt Athinës, Patrës dhe zonave bujqësore të Peloponezit, ku shumë prej tyre përfundonin duke punuar pa sigurime dhe dokumente të rregullta. Në disa raste, trafikantët u mbanin pasaportat emigrantëve derisa të shlyenin, përmes punës, borxhin e krijuar për transportin e tyre.

Fitimet e paligjshme të organizatës përllogariten në të paktën 750 mijë euro. Gjatë operacionit u arrestuan edhe 21 emigrantë pa dokumente të rregullta qëndrimi, ndërsa u sekuestruan automjete, telefona, para dhe pasaporta.

Hetimet vazhdojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në rrjetin e trafikimit.

Previous Post

DIHA kundërshton Paketën Fiskale 2027: Rritja e taksave rrezikon investimet e huaja

editor

editor

TË FUNDIT

Greqi, goditet rrjeti që trafikoi mbi 500 emigrantë përmes Shqipërisë

Greqi, goditet rrjeti që trafikoi mbi 500 emigrantë përmes Shqipërisë

November 6, 2026
DIHA kundërshton Paketën Fiskale 2027: Rritja e taksave rrezikon investimet e huaja

DIHA kundërshton Paketën Fiskale 2027: Rritja e taksave rrezikon investimet e huaja

November 6, 2026
Raporti i KE-së/ Shoqata e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve: Të ndalen presionet politike dhe ndërhyrjet në drejtësi!

Raporti i KE-së/ Shoqata e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve: Të ndalen presionet politike dhe ndërhyrjet në drejtësi!

November 6, 2026
Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

November 6, 2026
Tarifat e larta bankare mbajnë peng luftën ndaj ‘ekonomisë së cash-it’

Tarifat e larta bankare mbajnë peng luftën ndaj ‘ekonomisë së cash-it’

November 6, 2026
Publikoi skandalet e VIP-ave, dhunohet barbarisht Elton Tozaj

Publikoi skandalet e VIP-ave, dhunohet barbarisht Elton Tozaj

November 6, 2026
Shpërndanin drogë pranë shkollave në Fier, 4 në pranga

Shpërndanin drogë pranë shkollave në Fier, 4 në pranga

November 6, 2026
Shqipëria drejt BE-së/ Sa realist është afati 2027?

Shqipëria drejt BE-së/ Sa realist është afati 2027?

November 6, 2026
Studentët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, vijon bojkoti në Universitete

Studentët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, vijon bojkoti në Universitete

November 6, 2026
Parashikimi i motit për ditën e sotme

Parashikimi i motit për ditën e sotme

November 6, 2026

REPORT.AL

Portali report.al është një media online e pavarur që sjell lajme, analiza dhe informacione të sakta në kohë reale. Me fokus tek transparenca dhe vërtetësia, portali synon t’u ofrojë lexuesve shqiptarë një burim të besueshëm lajmesh nga politika, ekonomia, shoqëria dhe ngjarjet ndërkombëtare.

RUBRIKAT

  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

MË TË KLIKUARAT

  • Përplasen tre automjete në Tepelenë, plagosen pesë persona

    Përplasen tre automjete në Tepelenë, plagosen pesë persona

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Makina bie në humnerë në Librazhd, plagoset 22-vjeçari, pranë automjetit gjendet një pistoletë. Çfarë ndodhi para aksidentit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Tradhtia shkak i vrasjes së 61-vjeçarit? Pas krimit, nënë e bir hodhën rrobat në tualet/ Detajet

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

© 2025 REPORT.AL

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport

© 2025 REPORT.AL