
Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve dhe Shoqata e Prokurorëve kanë reaguar pas publikimit të Raportit 2026 të Komisionit Europian për Shqipërinë, duke kërkuar zbatimin pa vonesë të rekomandimeve për sistemin e drejtësisë.
Në një deklaratë të përbashkët, tre organizatat vlerësojnë progresin e bërë në funksionimin e gjyqësorit dhe forcimin e pavarësisë përmes përfundimit të procesit të vetingut, por ngrenë shqetësime për problematikat që vijojnë të mbeten të pazgjidhura.
Duke iu referuar raportit të Komisionit Europian, ato theksojnë se kanë vijuar përpjekjet e zyrtarëve publikë dhe politikanëve, edhe në nivelet më të larta, për të ushtruar ndikim të papërshtatshëm mbi institucionet e drejtësisë, si dhe sulmet personale ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Tre organizata kanë vlerësuar progresin e bërë në funksionimin e gjyqësorit dhe forcimin e pavarësisë së tij përmes përfundimit të procesit të vetingut, por theksojnë se disa problematika vijojnë të mbeten të pazgjidhura.
Në një deklaratë të përbashkët, duke iu referuar raportit të Komisionit Europian, ato evidentojnë përpjekjet e zyrtarëve publikë dhe politikanëve, edhe në nivelet më të larta, për të ushtruar ndikim të papërshtatshëm mbi institucionet e drejtësisë, si dhe sulmet personale ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Një tjetër problematikë është konflikti për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese mbi pagat, që solli bllokimin e buxheteve të gjyqësorit dhe mospagimin e pagave të muajit gusht. Raporti e cilëson këtë situatë si të paprecedentë.
Organizatat ngrenë gjithashtu çështjen e sigurisë së magjistratëve, duke kujtuar vrasjen e gjyqtarit të Apelit të Tiranës, Astrit Kalaja, në tetor 2025. Sipas raportit, aktualisht janë nën mbrojtje tetë magjistratë, gjashtë prokurorë dhe dy gjyqtarë.
Në vëmendje janë edhe vështirësitë e gjykatave dhe prokurorive të rretheve, të cilat përballen me ngarkesë të lartë pune, mungesë personeli dhe kapacitete të pamjaftueshme për hetimet financiare dhe çështjet komplekse.
Në përfundim, tre organizatat u kërkojnë institucioneve përgjegjëse të ndalin ndërhyrjet dhe sulmet ndaj magjistratëve, të hartojnë reformën e pagave në konsultim me gjyqësorin, të garantojnë sigurinë e tyre dhe të sigurojnë burimet e nevojshme njerëzore e teknike për sistemin e drejtësisë.
“Një drejtësi e pavarur kërkon magjistratë të sigurt, të respektuar dhe të lirë nga presionet. Kjo është përgjegjësi e të gjitha institucioneve”, thuhet në deklaratën e përbashkët.
