KRU “Hidrodrini” vazhdon çkyçjen e konsumatorëve borxhlinj në Novosellë dhe Vitomericë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini” ka vazhduar aksionin për çkyçjen nga rrjeti të konsumatorëve që kanë borxhe të papaguara në rajonin e Novosellës dhe Vitomericës.
Sipas njoftimit të KRU “Hidrodrini”, aksioni është realizuar nga inspektorët rajonalë të kompanisë, me asistimin e Policisë Rajonale të Pejës.
Kompania ka bërë të ditur se rastet janë proceduar, ndërsa u ka bërë thirrje konsumatorëve borxhlinj që t’i shlyejnë obligimet ose të paraqiten për të lidhur marrëveshje për riprogramimin e borxhit me këste.
“Paguani borxhin ose riprogramojeni me këste, shmangni çkyçjen dhe shpenzimet shtesë!”, thuhet në apelin e kompanisë. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
3 sekonda më parë
Top Lajme
Jobs
Real Estate










































