U mbështet te dritarja e hotelit, por ajo u shkëput papritur, 26-vjeçarja bie nga kati i shtatë dhe humb jetën
Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e së premtes në lindje të Francës, pranë kufirit me Zvicrën, ku një autobus është përfshirë në një aksident rrugor, duke shkaktuar disa viktima, sipas autoriteteve lokale.
Siç raporton agjencia e lajmeve Reuters, ministri francez i Arsimit, Edouard Geffray, deklaroi se autobusi dyshohet se po transportonte nxënës, ndërsa prefektura lokale bëri të ditur se bëhej fjalë për një autobus ndërqytetës.
Pamjet e transmetuara nga televizioni francez BFM TV tregojnë një autobus që është aksidentuar në një kanal në anë të rrugës, ndërsa një grup njerëzish qëndronin jashtë tij.
🚨🇫🇷 PLUSIEURS DIZAINES DE VICTIMES DANS L’ACCIDENT DE BUS.
L’accident a eu lieu à Lent, à quelques kilomètres de Bourg en Bresse
Opérations de desincarcerations en cours.https://t.co/JhMEUxTDPp
— Vincent Insights (@Gandalfluenza) November 6, 2026
Sipas BFM TV, nga aksidenti raportohet se kanë humbur jetën dy persona, edhe pse një zëdhënës i shërbimit të mbrojtjes civile deklaroi se ky informacion nuk mund të konfirmohej ende. Edhe prefektura lokale tha se ende nuk kishte konfirmim zyrtar për persona të vdekur.
Ministri francez i Transportit, Philippe Tabarot, njoftoi se ishte nisur drejt vendngjarjes.
Top Channel