Një autobus u përfshi në një aksident të rëndë të premten në mëngjes, në lindje të Francës, pranë kufirit zviceran. Sipas autoriteteve lokale, ngjarja ka shkaktuar disa viktima.
Ministri francez i Arsimit, Edouard Geffray, tha se autobusi dyshohet se transportonte nxënës. Prefektura lokale bëri me dije se mjeti ishte autobus ndërqytetës, raportoi agjencia Reuters.
Të lidhura
None found
Pamjet e transmetuara nga televizioni francez BFM TV tregojnë autobusin të dalë nga rruga dhe të përfunduar në një kanal anës saj. Pranë mjetit shihet një grup njerëzish.
BFM TV raportoi se dy persona kanë humbur jetën, por një zëdhënës i shërbimit të mbrojtjes civile tha se ky informacion nuk ishte konfirmuar ende. Edhe prefektura lokale deklaroi se nuk kishte konfirmim zyrtar për viktima.
Ministri francez i Transportit, Philippe Tabarot, njoftoi se ishte nisur drejt vendit të aksidentit.







