TIRANË- Për rreth dy orë e gjysmë moderatori Ardit Gjebrea është pyetur këtë të premte në Prokurorinë e Posaçme, si person në dijeni për një hetim të SPAK, fraksion i ndarë nga dosja e kryebashkiakut Veliaj.

Gjebrea u thirr nga prokurori Ols Dado ndërsa ende nuk ka detaje për çështjen konkrete për të cilën është pyetur. Vetë moderatori konfirmoi se ishte në cilësinë e dëshmitarit.

Gjebrea tha për mediat se nuk mund të flasë më shumë rreth kësaj çështje, teksa nuk munguan as batutat.

“Isha në cilësinë e dëshmitarit për një çështje që është sekret hetimor, nuk flas dot më shumë, respektoj institucionin. Më thirrën si person në dijeni. E kam për herë të parë (paraqitja në SPAK), ishin miqësor edhe unë i ftova në studio”, tha Gjebrea.

 

Sa e vlerësoni këtë artikull?
★ ★ ★ ★ ★
1.8 / 5 (5 vlerësime)

Komente

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Bamba: 06/11/2026 19:04

    E kapen Nestin ky qenka

    Përgjigju
  • Arbeni: 06/11/2026 17:49

    Korrupsioni ka prekur çdo qelizë të shtetit në Shqipëri,kurrupsion qeverritar,kurrupsion në drejtësi,korrupsion në shlndetësi,korrupsion nëpër bashki,korrupsion në gazetari,korrupsion në arsim,kurrupsion e kurvëri edhe në art e kulturë,pastrim parash nga krimi organizuar.Pra korrupsio,korrupsion e vetëm korrupsion,ku e çon mushka këtë vënd e këtë shoqëri ?! Përveçëse në greminë,ku të thyej qafën ,askund tjetër….! Fajtori kryesor për gjithë këtë derexhe ku është katandisur Shqipëria kryesori është Sali Berisha dhe gjithë politikanët hapagon e të pangopur.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 3 Nëntor, 11:50

    Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?