Deschamps refuzon stolin e Manchester United, trajneri Carrick “përvesh mëngët” për sfidën ndaj Villa

6 Nëntor 2026
11:00
Telesport
back button

Shumëkush priste që në stolin e Manchester United të ishte një trajner i ri këtë fundjavë, para pushimit të kampionatit për shkak të ekipeve kombëtare. Por në ‘Old Trafford’ vijon të jetë Michael Carrick, që në mesjavë triumfoi ndaj Roma në Champions League.

Mediat britanike kanë konfirmuar se një kandidat për stolin e “djajve të kuq” ishte Didier Deschamps, aktualisht pa skuadër pas largimit nga kombëtarja franceze. Por trajneri francez ka refuzuar të drejtojë skuadrën, duke lënë në detyrë Carrick.

Duke iu drejtuar spekulimeve intensive rreth të ardhmes së tij pas triumfit evropian, Carrick mbeti i përqendruar vetëm në sfidat e menjëhershme.

“Nuk kam një top kristali për të ditur se çfarë do të ndodhë më pas. Ne por përgatitemi për ndeshjen e radhës këtë fundjavë. Kemi një ndeshje vërtet të rëndësishme këtu kundër Aston Villa, për të cilën duhet të përgatitemi siç duhet”, tha Carrick.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit