26-vjeçarja humb jetën pasi u shkëput dritarja ku ishte mbështetur në katin e shtatë të hotelit

Një 26-vjeçare, nënë e dy fëmijëve, ka vdekur në Brazil pasi ra nga kati i shtatë i një hoteli. Ajo ishte mbështetur te dritarja, kur kjo e fundit u shkëput papritur.

Viktima, Renata Rebeca Negrão Saldanha dos Santos, ndodhej në hotelin Rio Poty në qytetin brazilian Sao Luis, ku ngjarja ndodhi rreth orës 01:30 të mëngjesit të së martës. Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentet para tragjedisë: Renata shfaqet duke ecur në korridor me të dashurin, fillimisht mbështetet te muri pranë dritares dhe më pas vendos peshën e saj mbi të.

Të lidhura

None found

Korniza prej alumini u shkëput papritur dhe e reja ra nga kati i shtatë. I dashuri, identiteti i të cilit nuk është bërë publik, qëndroi për disa sekonda pranë dritares së hapur, pastaj u afrua dhe pa poshtë. Një punonjës i hotelit mbërriti në korridor pasi dëgjoi zhurmën; ndërkohë, burri u ul dhe ngriti duart.

Sipas mediave lokale, Renata ra mbi tendën që mbulonte hyrjen e hotelit. Ajo mori ndihmë të parë mjekësore, por plagët rezultuan fatale. Policia braziliane po e trajton rastin si aksident. I dashuri u ndalua fillimisht dhe u pyet nga hetuesit, më pas u la i lirë.

Gjatë marrjes në pyetje, ai u tha autoriteteve se kishte qenë nën efektin e alkoolit në momentin e ngjarjes. George Marques, drejtuesi i policisë që po heton çështjen, tha se deri tani nuk janë gjetur shenja dhune apo përfshirjeje të një personi tjetër.

“Nuk pati shtyrje. Ai nuk ishte as pranë saj”, deklaroi zyrtari i policisë.

Hetuesit kanë kontrolluar edhe strukturën e dritares për të zbuluar arsyen e shkëputjes. Sipas autoriteteve, deri më tani nuk ka përfundime teknike që të përcaktojnë shkakun e rrëzimit të saj apo të tregojnë parregullsi.

Renata ishte nga qyteti Ananindeua dhe kishte mbërritur në São Luís më 28 tetor me të dashurin, nga shteti Para. Çifti kishte planifikuar të kthehej në shtëpi të martën, ditën kur ndodhi tragjedia. Ajo la pas dy fëmijë, njëri prej tyre vetëm katër vjeç.

Trupi i 26-vjeçares u dërgua në vendlindje, ku familjarët dhe miqtë do ta përcjellin për në banesën e fundit. Nëna e saj, Betty Negrão, foli për dhimbjen që i ka shkaktuar humbja.

“Vajza ime doli për t’u argëtuar dhe tani po e pres në arkivol”, u shpreh ajo për mediat lokale.

Miqtë dhe të afërmit kanë ndarë në rrjetet sociale mesazhe prekëse për të ndjerën.

“Sot zemra ime është në zi. Kemi jetuar, luajtur dhe jemi rritur së bashku. Kemi ndarë momente që koha nuk do të mund t’i fshijë kurrë”, shkroi një prej tyre.

Familjarët kanë nisur gjithashtu një fushatë online për mbledhjen e fondeve që do të mbulojnë shpenzimet e transportimit të trupit në vendlindje. Hoteli Rio Poty shprehu ngushëllimet për vdekjen e 26-vjeçares dhe solidaritetin me familjen e miqtë e saj në këto çaste të vështira.


Shtuar më 6.11.2026 10:42

En İyi ve Güvenilir Lisanslı Bahis SiteleriBursa Escortgüvenilir bahis sitelerijojobetkumar siteleritürkiye nin en iyi yasal bahis sitesijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel girişbahis güvenilir bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş