Partia Demokratike, dega Vlorë, ka zhvilluar një mbledhje me grupseksionet, në kuadër të organizimit dhe mobilizimit për protestën e së shtunës në Tiranë, në mbështetje të studentëve.
Në takim kanë qenë të pranishëm deputeti Bujar Leskaj dhe drejtuesi politik i PD-së për Vlorën, Aurel Bylibashi, të cilët kanë diskutuar me përfaqësuesit e strukturave për angazhimin dhe pjesëmarrjen në protestë.
Kryetarja e degës së PD-së Vlorë, Nada Meçorapaj, u ka kërkuar drejtuesve të grupseksioneve të angazhohen për mobilizimin e strukturave, me synim pjesëmarrjen sa më të gjerë në protestën që do të zhvillohet ditën e shtunë në kryeqytet.
© SYRI.net