Hyri për të vjedhur në një banesë, por e zuri gjumi në shtratin e pronarëve, 42-vjeçarit i ndodh e papritura

06/11/2026 09:30

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Pratovecchio Stia, në provincën e Arezzos, Itali, ku një 42-vjeçar është arrestuar nga karabinierët pasi hyri për të vjedhur në një banesë, por përfundoi duke fjetur në një nga shtretërit e saj.

Ngjarja ndodhi gjatë natës mes 3 dhe 4 nëntorit, kur 42-vjeçari, me shtetësi rumune dhe i njohur më parë për autoritetet, dyshohet se ka thyer hyrjen e një shtëpie të dytë, e cila ndodhej në një zonë periferike dhe në atë moment ishte pa banorë.

Pasi hyrë në banesë, ai kontrolloi dhomat dhe mori disa sende me vlerë të vogël. Por, në vend që të largohej menjëherë, vendosi që të shtrihej në një prej shtretërve dhe të kalonte natën aty.

Lëvizjet e dyshimta në banesë u vunë re nga një fqinje, e cila njoftoi autoritetet. Me mbërritjen në vendngjarje, karabinierët gjetën 42-vjeçarin në gjumë. Ata e zgjuan, e arrestuan dhe e vunë në dispozicion të autoriteteve gjyqësore.

Sipas rindërtimit paraprak të ngjarjes, burri kishte mbërritur në provincën e Arezzos për të punuar në sektorin e ndërtimit. Ai dyshohet se kishte kërkuar një vend ku të kalonte natën, por në fund kishte përfunduar duke hyrë pa leje në banesën private.

Arsyet që e shtynë të qëndronte dhe të flinte në shtëpinë ku kishte kryer vjedhjen mbeten të paqarta. Mes hipotezave përmenden lodhja, i ftohti apo konsumimi i mundshëm i alkoolit.

Top Channel