I riu shqiptar që vrau nënën me thikë nuk jep arsye për krimin e rëndë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 06.11.2026, 09:26

Eduart Xhani, 21-vjeçari shqiptar i akuzuar për vrasjen e nënës së tij, Meleqe Lusha, 39 vjeçe, është paraqitur para gjyqtarit hetues në repartin psikiatrik të spitalit, ku po qëndron nën vëzhgimin e mjekëve. Gjatë seancës, i riu ka përsëritur dëshminë e dhënë në polici, duke pranuar se kishte vrarë të ëmën. Ai ka deklaruar gjithashtu se, përpara krimit, kishte tentuar t'i jepte fund jetës.

Sipas mediave italiane, deklaratat e 21-vjeçarit për motivet që e çuan drejt këtij akti kanë qenë konfuze dhe të paqarta. Ngjarja e rëndë ndodhi në banesën e familjes në Chiari, në provincën e Brescias, ku Xhani dyshohet se goditi nënën e tij me thikë plot 10 herë, duke i shkaktuar vdekjen.

Pas krimit, i riu u largua me automjetin e tij dhe për rreth 10 orë lëvizi me rrobat e përlyera me gjak. Më vonë, ai u paraqit vetë në polici, ku rrëfeu vrasjen e nënës. Aktualisht, Eduart Xhani ndodhet në repartin psikiatrik, ku po mbahet nën vëzhgim mjekësor, ndërsa pritet të vijojnë vlerësimet për gjendjen e tij psikike dhe procedurat hetimore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit