Big Brother VIP Albania 6 drejt nisjes, zbulohen emrat e 6 banorëve të parë
Edicioni i pestë i Big Brother VIP Albania duket se po afron, ndërsa paralelisht kanë nisur të qarkullojnë edhe emrat e parë të personazheve të njohur që mund të bëhen pjesë e këtij spektakli.
Gjatë emisionit “Ftesë në 5”, është diskutuar një listë me gjashtë personazhe nga bota e muzikës dhe televizionit, të cilët përfliten si banorë të mundshëm të sezonit të ri.
Në këtë listë përfshihen këngëtarët Bujar Qamili, Mira Konçi dhe Robert Berisha, moderatorja Viola Spiro, personazhi i njohur Deta Kokomani, si dhe reperi Fero.
Ky i fundit duket se është emri që ka marrë më shumë vëmendje, pasi sipas raportimeve të Vip Magazine, pjesëmarrja e tij në edicionin e pestë është konfirmuar.
Për pesë emrat e tjerë, deri më tani nuk ka një konfirmim zyrtar nga produksioni, ndaj përfshirja e tyre në listën e banorëve mbetet në kuadrin e aludimeve.
Produksioni nuk ka bërë ende publike listën përfundimtare të konkurrentëve që do të garojnë në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 6. Mbetet për t’u parë nëse emrat që po qarkullojnë do të jenë vërtet pjesë e këtij edicioni dhe çfarë surprizash të tjera do të rezervojë spektakli për publikun.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



