Shpërndanin drogë pranë shkollave në Fier, arrestohen 4 persona, një tjetër në kërkim
Policia e Fierit ka finalizuar operacionin e koduar “Clean School”, duke goditur një grup të dyshuar kriminal që shpërndante lëndë narkotike në afërsi të institucioneve arsimore në qarkun Fier.
Në kuadër të operacionit janë arrestuar katër persona, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.
Sipas njoftimit të Policisë, të arrestuarit janë K. B., 28 vjeç, D. F., 25 vjeç, M. Zh., 48 vjeç dhe T. Ç., 52 vjeç, të gjithë banues në Fier. Ndërkohë, vijon puna për kapjen e E. B., 38 vjeç, ndaj të cilit Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.
Gjatë kontrolleve të ushtruara në banesat e personave të arrestuar, policia sekuestroi 2.9 kilogramë lëndë narkotike të dyshuar Cannabis Sativa, dy peshore elektronike dhe katër aparate celularë.
Operacioni u zhvillua pas një hetimi disa mujor nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, nën drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe Seksionin e Mbështetjes Operacionale të Hetimit.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Rama përsërit ftesën për dialog ndaj studentëve, vendos sërish sofrën e gurtë para Kryeministrisë
Kujdes, mos klikoni! Kur SMS-ja që duket nga banka kthehet në grabitje, Ferhati sjell detajet
Erla-Berishës: I druheni një skenari serb në Shqipëri që fshin opozitën?
- 09:04 Belgjika ashpërson masat kundër emigracionit, lejon kontrollet në banesa për personat e paligjshëm
- 08:49 Netanyahu apo Eisenkot? Presidenti Herzog vendos të dielën se kujt do t’i besohet formimi i qeverisë së re në Izrael
- 08:42 Papa Leo XIV nis udhëtimin 12-ditor në Amerikën Latine 3 javë pas ndërhyrjes në mushkëri
- 08:35 Rubio mohon skenarët e dorëheqjes: Do të vazhdoj të punoj në administratën Trump deri në fund të mandatit të saj
- 08:25 Nafta shkon 100 dollarë, rriten çmimet në tregjet globale mes tensioneve SHBA-Iran dhe pasigurive në Hormuz
- 08:15 Rama përsërit ftesën për dialog ndaj studentëve, vendos sërish sofrën e gurtë para Kryeministrisë