Ftesën për dialog, kryeministri Edi Rama ia përsëriti protestuesve, edhe këtë të premte.

Në sofrën e betonit që qëndron prej më shumë se dy javësh para kryeministrisë ai vendosi letra me mbishkrimin “dialog”.

Shefi i mazhorancës, Edi Rama ka shprehur gatishmërinë e qeverisë për të shqyrtuar propozimet e studentëve dhe për të adresuar shqetësimet e ngritura, por deri më tani është refuzuar nga protestuesit.