Humbi 2-0 ndaj Ferencvaros, shpërthen Amorim: Nuk kam parë kurrë një pjesë të parë të tillë…

6 Nëntor 2026
8:08
Alfred Lleshi
back button

Ruben Amorim nuk e fshehu zhgënjimin pas humbjes në shtëpi ndaj Ferencvaros, të tretën në katër ndeshje europiane. Trajneri portugez kritikoi ashpër skuadrën:

“Nuk ka shpjegim, sidomos për pjesën e parë. Nuk mbaj mend të kem parë një pjesë të parë të tillë. Na munguan ambicia dhe përqendrimi. Dhuruam raste me gabime të pafalshme. Nuk ishim të përgatitur për të luajtur futboll sonte”.

Ai pranoi se Milani nuk arriti të kalonte siç duhet nga derbi te kompeticioni europian: “Kur vesh fanellën e Milanit, ke përgjegjësi dhe nuk mund të paraqitesh në këtë mënyrë. Ndoshta edhe unë nuk arrita ta përgatisja skuadrën”.

Amorim kërkoi më shumë përulësi dhe përkushtim, duke veçuar Pavlovic: “Të gjithë duhet të stërviten si ai. Është gati të vdesë në stërvitje. Përbën një shembull të mirë”.

Në fund, trajneri garantoi se nuk do të dorëzohet në “Europa League”: “Derisa matematika të mos na eliminojë, do të luftojmë në këtë kompeticion si në të gjitha të tjerat”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit