Vendosni fjalën kyçe....

Thaçi, gjashtë vite në Hagë: Do të dal i pastër si loti



Në gjashtëvjetorin e transferimit të tij në Hagë, ish-presidenti i Kosovës, përmes një postimi
në Facebook, iu drejtua qytetarëve me një falënderim për mbështetjen e vazhdueshme gjatë këtyre viteve.

Ish-kreu i UÇK-së thekson në mesazh se do të dalë i pastër në përfundim të procesit gjyqësor.

“Dua t’ju shtrëngoj dorën secilit nga ju, t’ju përqafoj të gjithëve dhe t’ju siguroj se do të dalë me çdo qelizë time të pastër si loti në fund të këtij rrugëtimi, që vazhdon me ju dhe për ju!”, thuhet në mesazhin e tij.