Trump njofton marrëveshje të madhe për Ukrainën pas takimit me të dërguarin e Putinit: Do të përfshijë të gjithë Evropën
Presidenti Donald Trump tha se u takua të enjten, me Kirill Dmitriev, një të dërguar special të Presidentit rus Vladimir Putin, por jo me delegacionin ukrainas që ndodhej në Shtëpinë e Bardhë për bisedime me Zonjën e Parë Melania Trump.
Duke folur me gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, presidenti amerikan vlerësoi se lufta midis Rusisë dhe Ukrainës është shumë afër përfundimit, duke argumentuar se zgjidhja e konfliktit mund të përfshijë të gjithë Evropën .
“Do të ketë një marrëveshje. Do të jetë një marrëveshje e madhe dhe do të përfshijë më shumë sesa vetëm Ukrainën. Madje mund të them se mund të përfshijë të gjithë Evropën. Do të jetë një marrëveshje e madhe, e shkëlqyer dhe të gjithë do të jenë të entuziazmuar”, tha Trump.
Pas fitores dërrmuese të demokratëve në zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA, shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaia Kallas, shprehu pritjen se Kongresi i rinovuar do të ushtronte “presion më të madh mbi Rusinë”.
Shtëpia e Bardhë mohon largimin e Hegseth dhe Rubios nga detyra pas humbjeve të republikanëve në zgjedhje
Trump nënshkruan urdhrin ekzekutiv, u ndalon presidentëve të ardhshëm të ndryshojnë Zyrën Ovale! E shpall monument kombëtar
Gjykata: Administrata Trump zhvilloi bisedime sekrete për të deportuar iranianët edhe pse lufta vazhdonte
- 07:35 Shtëpia e Bardhë mohon largimin e Hegseth dhe Rubios nga detyra pas humbjeve të republikanëve në zgjedhje
- 07:28 Trump nënshkruan urdhrin ekzekutiv, u ndalon presidentëve të ardhshëm të ndryshojnë Zyrën Ovale! E shpall monument kombëtar
- 22:24 Kujdes, mos klikoni! Kur SMS-ja që duket nga banka kthehet në grabitje, Ferhati sjell detajet
- 22:20 Erla-Berishës: I druheni një skenari serb në Shqipëri që fshin opozitën?
- 22:17 Media italiane: Trafik ndërkombëtar kokaine, mbi 14 milionë euro të pastruara dhe të transferuara në Shqipëri me flori
- 22:00 Lider i ri në PD? Berisha: Do të them “Goodbye” vetëm nëse kam pamundësi fizike ose mendore