Egnatia, kapiteni Aleksi: Të fitojmë në shtëpi, e kemi detyrim

Kapiteni i Egnatias, Albano Aleksi ka komentuar humbjen e pësuar në Rumani, 2-0 përballë Universitatea Craiova në Conference League, ndërsa u premton tifozëve fitoren në ndeshjen e radhës në shtëpi.
“Craiova është një ekip shumë i mirë, ne e dinim këtë. Pavarësisht rezultatit, ne u pëpoqëm të bënim maksimumin. Ishte një ditë jo e mirë e jona, por u thashë shokëve të mbajmë kokën lartë, sepse ndeshjet vijnë shpejt. Kjo është hunmbja e parë që ne pësojmë, por gjithsesi kjo ishte ndeshja e radhës, ndeshjen tjetër duhet ta fitojmë në shtëpi, e kemi detyrim”.
“Pësuam gol nga gabimet tona, goli i parë na vuri në vështirësi, por duhet të shikojmë përpara. Nervozizëm, sidomos në pjesën e dytë? Nodh kur gabon, sepse e humbëm topin shpesh. Duhet të ishim më të qetë, duhet të bënim ato që kemi bërë gjatë gjithë javës. Nuk ishim në ditën më të mirë tonën, duhet t’i bënim më mirë detyrat. U kërkojmë falje tifozëve, por premtojmë se do bëjmë maksimumin në ndeshjen e ardhshme dhe të fitojmë”.
“Kam një peng nga kjo ndeshje. Kur loja ishte 0-0, ishte një aksion i Albaneses, ishin pesë lojtaë në zonë, nëse pasonte dhe shënonim, do kishte një tjetër rrjedhë, por kështu është futbolli, u ndëshkuam me një gabim tonin dhe shkoi ndeshja keq”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



