E enjte, 5 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Aleancë me Berishën? Shehaj: S’na ndihmon të largojmë Ramën! Qori: Dy liderët bashkëqeverisin

A do të bashkoheshit me opozitën për zgjedhje? Ishte kjo pyetja që iu drejtua tre krerëve të partive të vogla në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus.

Agron Shehaj i Partisë Mundësia u përgjigj se jo, duke argumentuar se kjo nuk do t’i ndihmonte ta rrëzonin Edi Ramën.

Po ashtu, edhe Adriatik Lapaj i “Shqipëria Bëhet” u përgjigj negativisht. Z. Lapaj nënvizoi se të dy liderët e PS-së dhe PD-së duhet të tërhiqen nga skena politike.

Arlind Qori i Lëvizjes Bashkë u shpreh gjithashtu i bindur se përgjigjja është jo. Ai i cilësoi Ramën dhe Berishën si dy aktorë që, sipas tij, bashkëqeverisin dhe kundërshtoi çdo bashkim me PS-në apo PD-në.

Reklamë

Pjesë nga intervista:

Shehaj: Nëse ne do ta pranonim ftesën e Sali Berishës, nuk e largojmë Edi Ramën. Bashkimi nuk është asgjë, nuk na ndihmon ta rrëzojmë Edi Ramën. Kemi një thirrje nga protestuesit për t’u larguar nga partitë e vjetra. Duhet të zgjedhim: me Sali Berishën apo me protestuesit? Bashkimi e largon dorëheqjen e Ramës.

Lapaj: Rama dhe Berisha duhet të tërhiqen nga skena politike. Nuk kanë më çfarë t’i japin Shqipërisë. Por nuk vë dot një shenjë barazie mes Berishës dhe demokratëve.

Qori: Edi Rama është ndoshta pushtetari më i keq që kemi pasur. Por Berisha, në mendimin tim, është si vëllai i tij politik. Të dy më sulmuan në të njëjtën ditë, në të njëjtën linjë. Politika është ndershmëri, t’i qëndrosh fjalës. A do të bashkohej Lëvizja Bashkë me PS-në apo PD-në? Përgjigjja është jo për të dyja. Berishën nuk e konsideroj kreun e Partisë Demokratike. Berisha është opozitë. Rama dhe Berisha janë bashkë, bashkëqeverisin.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.