Erla-Berishës: I druheni një skenari serb në Shqipëri që fshin opozitën?

5 Nëntor 2026 | 22:20

Gjatë intervistës së zhvilluar këtë të enjte në emisionin “Now” në Euronews Albania, kreu i PD-së, Sali Berisha u pyet nga moderatorja Erla Mëhilli mbi mundësinë e një skenari të ngjashëm me atë të Serbisë në zhvillimet politike.

Berisha hodhi poshtë çdo paralelizëm mes dy vendeve, duke e cilësuar lëvizjen serbe si një lëvizje e udhëhequr nga një sektor shtetëror siç ishte rektorati. Ai theksoi se Lëvizja Studentore në Shqipëri ka një histori tjetër dhe se protestat erdhi pas thirrjes nga kryetari i sindikatave të pavarura të universitetit.

Pjesë nga diskutimi:

Erla: I druheni një skenari serb zoti Berisha ajo që ndodhi në Serbi që lista u kthye me një alternativë politike por fshiu edhe opozitën?

Berisha: Po, po e provuan ata pikërisht ata pikërisht skenarin serb. Por një gjë të them skenari serb nuk është ky që lexohet sot. Lëvizja Studentore serbe ishte lëvizje e udhëhequr nga rektori i universitetit siç është rektori i Universitetit të Tiranës.

Dhe ai rektor që është e vërteta ishte i emëruar i Aleksandër Vuçiç. Dekantët e atyre fakulteteve ishin të emëruar të presidentit të republikës, të presidentit të Serbisë dhe ai ata udhëhoqin lëvizjen. Ajo lëvizje e udhëhequr pra nga një sektor shtetëror siç ishte rektorati, ata shkarkuan rektorin katër muaj përpara sepse doli që ai siç ishte implikuar me pasqyrën e Danubit të projektit të Alalabarit.

Dhe zgjodhën këtë zotin Sedanoviç të kardiologun e Novi Sadit. Pra ajo lëvizje kur krahason të pakrahasueshmet ndërton një piramidë mashtrimi. Asnjë lloj krahasimi me një lëvizje të jashtëzakonshme tre javore në Tiranë.

Lëvizja studentore ka historikun e vetë dhe ata që përpiqen të falsifikojnë dhe të mashtrojnë historikun e saj, ata do marrin atë që meritojnë. Ajo lëvizje, të lutem, është thirrur nga kryetari i sindikatave të pavarura të universitetit.

Ai ka njoftuar, ka thirr protestë studentore me datën 13 tetor për kërkesat që kjo sindikatë i kishte dorëzuar kohë më parë Ministrisë së Arsimit”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pas reagimit të gazetarit të Euronews, nis rikonstruksioni i banesës së familjes së Fatjonit 10-vjeçar në Korçë

Pak muaj më parë, gazetari i Euronews Albania, Xhensil Shkëmbi, solli në vëmendje historinë e Fatjonit, 10-vjeçarit me sindromën Down dhe epilepsi, i cili përballej...
21:52 | 05/11/2026

Berisha dhe Rama janë njësoj? Ish-Kryeministri: Mashtri i madh sa mali i Dajtit

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ftuar këtë të enjte në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me krahasimin...
21:12 | 05/11/2026

Resortet miks, qeveria vendos kufirin! 40% e ndërtimeve mund të përdoren për banim, pjesa tjetër për turizëm

Qeveria ka miratuar rregulla të reja për projektet turistike, duke krijuar kategorinë “resort miks”, ku krahas hoteleve dhe ambienteve turistike do të lejohen edhe apartamente...
20:49 | 05/11/2026