Lajmi i fundit

LIVE - ÇIM PEKA LIVE/ Kush po e saboton protestën?

‘Kam vrarë mamin tim’/ Eduart Xhani merret në pyetje në psikiatri, 21-vjeçari: Tentova vetëvrasjen

‘Kam vrarë mamin tim’/ Eduart Xhani merret në pyetje në psikiatri, 21-vjeçari: Tentova vetëvrasjen

20:35, 05/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

21-vjeçari me shtetësi italiane dhe origjinë shqiptare, i cili vrau me thikë nënën e tij, Meleqe Lusha, është marrë në pyetje nga gjyqtari hetues i Breshias. Tashmë pritet vendimi për vërtetimin e ligjshmërisë së ndalimit të tij.

IL GIORNO

Marrja në pyetje e Eduart Xhanit, 21-vjeçarit me shtetësi italiane dhe origjinë shqiptare, i akuzuar për vrasjen e nënës së tij, Meleqe Lusha, 39 vjeçe, në banesën e tyre në Kiari, në provincën e Breshias, është zhvilluar në spital, në repartin e psikiatrisë.

Tentativa për vetëvrasje

I riu, i cili ndodhet i shtruar në spital pasi iu nënshtrua vizitave nga mjekët specialistë në orët pas krimit, u mor në pyetje nga gjyqtari hetues i Gjykatës së Breshias, Mauro Ernesto Maça.

Përpara gjyqtarit, ai dyshohet se konfirmoi në thelb se kishte vrarë nënën e tij, ashtu siç u kishte deklaruar edhe karabinierëve të martën në mbrëmje. Ai shtoi se kishte tentuar gjithashtu t'i jepte fund jetës përpara se të kryente vrasjen, por pa ia dalë.

Një krim pa motiv të qartë

Përgjigjet që ka dhënë lidhur me arsyen përse vrau nënën kanë qenë konfuze dhe jo të qarta, aq sa u bë i nevojshëm transferimi i tij në spital, pasi fillimisht ishte dërguar në burg.

Gjyqtari hetues ka rezervuar vendimin lidhur me vërtetimin e ligjshmërisë së ndalimit.

Xhani, i cili më parë kishte punuar si punëtor krahu dhe së fundmi ishte punësuar si kamerier në restorantin Burger King në Rovato, është fëmija i vetëm i familjes.

Rreth orës 21:00, ndërsa ndodhej në kuzhinë me nënën e tij, ai dyshohet se mori një thikë dhe e goditi disa herë në fytyrë dhe në kraharor, duke i shkaktuar vdekjen.

Në pamje të parë, gjithçka duket si një shpërthim i papritur dhune pa ndonjë shkak të qartë, gjatë një mbrëmjeje të zakonshme dhe në mungesë të grindjeve apo tensioneve të dukshme mes tyre.

Arratisja dhe më pas dorëzimi në komisariat

Pas krimit, i riu, i cili nuk kishte precedentë penalë dhe nuk kishte pasur më parë probleme me drejtësinë, u largua nga vendi i ngjarjes. Personat që e njihnin e përshkruanin si një njeri të mbyllur në vetvete dhe të heshtur.

Për gati dhjetë orë ai lëvizi me automjet nëpër provincat e Breshias dhe Kremonës, i veshur me rrobat e ndotura nga gjaku i nënës që sapo kishte vrarë, duke udhëtuar në errësirën e natës dhe në gjendjen e tij të rënduar psikologjike.

Më pas, dje rreth orës 07:00, ai ndaloi automjetin e tij Audi përpara kazermës së karabinierëve në Kremona. Automjetin e drejtonte pavarësisht se leja e drejtimit i ishte pezulluar.

Kur një efektiv doli për ta pritur, i riu i rrëfeu: “Kam vrarë mamin tim. Në shtëpinë tonë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco