“Luftë” për Bashkinë e Tiranës, Tela: Ka pasur një negociatë, por ka dështuar!

Analisti Andi Tela pretendoi se gjatë qëndrimit të Veliajt në burg është zhvilluar një negociatë për drejtimin e bashkisë, e cila sipas tij ka dështuar.
Ai u shpreh në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” se konflikti mes Ramës dhe Veliajt lidhet pikërisht me kontrollin e institucionit dhe se përplasjet mes tyre janë bërë të dukshme që prej momentit kur Veliaj mori drejtimin e bashkisë.
“Në atë një orë e gjysmë të burgut ka pasur një negociatë, e cila ka dështuar. Negociata ka qenë se kush do ta mbajë Bashkinë e Tiranës. Nëse Veliaj pranonte të delegonte firmën te dikush tjetër, ne s’do ta merrnim vesh fare që Toni Gogu ka qenë në burg. Biseda s’është e regjistruar, por Veliaj e përdor këtë fabul si mburojë politike. Thelbi është Bashkia e Tiranës. Ka pasur dy vite që bashkia menaxhohej nga njerëzit e Ramës. Edhe kur ka pasur përplasje me Ramën, anuloi firmën brenda ditës. Kur mori bashkinë në dorë, nisi konflikti me Ramën”, u shpreh Tela.
/vizionplus.tv




