E enjte, 5 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 1 orë më parë
Sport

Nuk u përshëndet dot para largimit, Gjimshiti rikthehet për t’i thënë faleminderit Atalantës

Kapiteni i Kombëtares shqiptare është rikthyer në “New Balance Arena”, këtë herë si mysafir, për t’u përshëndetur për herë të fundit me tifozët e Atalantës.

Gjimshiti ishte i pranishëm në stadium gjatë ndeshjes Atalanta – Kairat Almaty, ku shfrytëzoi rastin për të falënderuar tifozët zikaltër për mbështetjen dhe emocionet e përjetuara gjatë viteve të tij në Bergamo.

Pas transferimit te Al-Diriyah në Arabinë Saudite, mbrojtësi shqiptar nuk kishte pasur mundësinë të përshëndetej me tifozët në mënyrën e duhur.

Një rikthim plot emocione për Gjimshitin, i cili mbyll kështu një kapitull të rëndësishëm të karrierës së tij me fanellën zikaltër.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.