Vendosni fjalën kyçe....

“Do votoj pro heqjes së imunitetit të Ballukut” – Koçeku


Ish-deputeteja e PS-së Marjana Koçeku pohoi se do votojë për heqjen e imunitetit të ish-zv.kryeminstres Belionda Baluku nëse SPAK sjell kërkesën në Kuvend.

E ftuar në Çim Peka Live, deputetja e pavarur e qarkut Shkodër, ajo tha se do votojë sipas bindjes së saj, ndryshe nga votimi i parë kur ishte ende pjesë e PS-së.

Nëse kërkesa nga SPAK për heqjen e imunitetit vjen në Kuvend, atëherë do votoj për heqjen e imunitetit, ndryshe nga hera e shkuar. Do ndjek bindjen dhe qasjen time politike.” – tha Koçeku.

Një ditë më parë, Koçeku u bëri thirrje deputetes së PS-së Elisa Spiropali dhe figurave të tjera në PS që të dalin përtej fjalëve lidhur me atë që po ndodh në PS dhe qeveri.