Alexander Soros, djali i miliarderit dhe filantropit George Soros, ka përshëndetur me entuziazëm fitoren e demokratëve në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, duke e cilësuar rezultatin si një ngjarje të paprecedentë në historinë politike amerikane. Mesazhi i tij është edhe një goditje politike ndaj Donald Trumpit, pas humbjes së republikanëve.
“Bota ndryshoi dje. Kjo nuk ishte thjesht një palë zgjedhje të ndërmjetme apo një ‘valë blu’. Ishte diçka që ky vend nuk e ka parë kurrë më parë.
Brenda një nate, Amerika ndryshoi për brezat që do të vijnë. Fitorja më e madhe që kam parë ndonjëherë”, shkruan Alexander Soros në reagimin e tij.
Soros, i cili është një nga mbështetësit dhe financuesit më të rëndësishëm të Partisë Demokratike, e paraqet rezultatin si një ndryshim me pasoja afatgjata për vendin, përtej një fitoreje të zakonshme elektorale.
Në zgjedhjet e nëntorit 2026, George Soros dhe djali i tij, Alexander, renditen ndër financuesit më të mëdhenj të krahut demokrat. Sipas të dhënave të bëra publike, ata kanë kontribuar me mbi 103 milionë dollarë për të mbështetur kandidatët demokratë në përpjekjen për të fituar kontrollin e Kongresit.


