Dhunohet gazetari shqiptar që denoncoi skandalet! FOTO

Dhunohet gazetari shqiptar që denoncoi skandalet! FOTO

19:22, 05/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gazetari Elton Tozaj është dhunuar pasditen e kësaj të enjteje. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në InstaStory, ku ka publikuar një fotografi në të cilën shfaqet i “mbuluar” në gjak.

Tozaj nuk ka dhënë detaje lidhur me rrethanat e ngjarjes apo personat që mund të jenë përfshirë por fotografinë e publikuar ai e ka shoqëruar me një mesazh ku shkruan: “Kushdo që e bëri këtë, do ta paguajë shumë shtrenjtë! Nuk më ndalni dot.”

Kjo nuk është hera e parë që gazetari dhunohet edhe më herët, ai është sulmuar fizikisht, duke pësuar dëmtime serioze. Elton Tozaj është një personazh i njohur në rrjetet sociale, ku shpeshherë është vënë në qendër të vëmendjes për denoncimet e forta të tij.

 Në dhjetor të vitit të kaluar, ai ishte dhunuar rëndë, duke pësuar lëndime serioze.

 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco