Vinicius humbet terren te Real Madridi, Mourinho me dilema të mëdha

Vinicius Junior po kalon një periudhë të vështirë te Real Madridi, ku nuk po arrin të rikthehet në formën e tij më të mirë, duke vënë në pikëpyetje edhe statusin e tij si titullar.
Braziliani pati një tjetër mundësi për të dëshmuar vlerat e tij në Ligën e Kampionëve ndaj AEK Athens, duke përfituar nga mungesa për shkak të pezullimit në La Liga, por sërish nuk arriti të lërë përshtypje pozitive.
Ndërkohë, Diomande ka shfrytëzuar rastet e tij dhe ka fituar gjithnjë e më shumë rëndësi në skuadër, duke ia vështirësuar situatën anësorit brazilian.

Sipas raportimeve, Jose Mourinho ka ende dilema për kombinimin më të mirë në sulm, pasi beson se aktivizimi i Viniciusit dhe Kylian Mbappes së bashku mund të krijojë probleme në dinamikën e ekipit.
Edhe gazetari Miguel Angel Toribio, në Radio Marca, ishte kritik ndaj brazilianit pas fitores së Real Madridit në Athinë, duke e cilësuar atë si anën negative të ndeshjes.
"Ana negative ishte përsëri Vinicius", deklaroi gazetari, i cili në anën tjetër vlerësoi paraqitjen e Jude Bellinghamit dhe unitetin e treguar nga skuadra.

Tashmë, Vinicius duhet të përmirësojë paraqitjet e tij nëse dëshiron të ruajë vendin në formacionin titullar të Mourinhos. /Telegrafi/













































