Borussia Dortmund dëshiron ta mbajë sulmuesin e saj kryesor, Serhou Guirassy, edhe pas përfundimit të kontratës së tij në vitin 2028. Dhe mesa duket, golashënuesi i Bayern Munich, Harry Kane, duket se është një nga arsyet e klubit verdhezi për të mbajtur më tej sulmuesin e tyre, Guirassy.
Sulmuesi nga Guinea është pjesë e Dortmundit që nga viti 2024, por për një kohë të gjatë është konsideruar si një lojtar që mund të shitej. Sipas Sport Bild, dëshira e klubit për ta zgjatur kontratën e 30-vjeçarit para kohe vjen si njëfarë surprize.
Sipas raportimit në fjalë, drejtuesit e Dortmundit kanë parasysh edhe karrierën e Harry Kane, i cili jo vetëm që shkëlqeu pas të 30-ve te Bayern Munich, por fitoi madje edhe “Topin e Artë”, në moshën 33-vjeçare.
Dortmundi shpreson se vitet më të mira për Guirassy sapo kanë filluar dhe se ai mund ta përmirësojë edhe më tej statistikat e tij. Në tetë ndeshje këtë sezon, Guirassy ka shënuar 3 gola dhe ka dhënë 2 asiste.







