Nuk ka cikël elektoral, politik apo edhe traumatikë në botë, që nuk kthehen në menu apo manual për revolucionin që duan të bëjnë në Tiranë. Menuja është thuajse e njëjtë, e marrim pjatën që vjen që nga Argjentina në Brazil, SHBA e Franca, madje edhe Nepali për ta sjellë si lëndë e parë për kuzhinën e revolucionit.

E kur lënda e parë vjen e ngrirë, se natyrisht vjen nga larg, atëherë pjata nuk është gjë tjetër veçse një surrogato parafabrikat.

Revolucioni i flamingove, ishte një shembull tipik i këtij surragotizmi revolucionar. Pasi ai, edhe pse pati mobilizim nuk ishte një revolucion, ishte një skenografi e komunikimit publik, e hartuar nga mendjet mjeshtërore të strategëve politikë të demokratëve amerikanë për të fituar zgjedhjet e mesmandatit.

Një strategji, ku pati edhe financime për të aktivizuar OJF të ndryshme që të ishin benzina e këtij “revolucioni”. Protestës natyrisht ju ngjitën edhe e gjithë pjesa e opozitës larushane anti-Rama, e të gjithë njerëzit e grupet të pakënaqur ndaj tij. Madje siç po thuhet shpesh, edhe njerëz të së majtës në mazhorancë.

E gjithë ajo shikueshmëri që sollën mediat e mëdha liberale amerikane krijoi si gjithmonë një siguri se “gjëja u bë”; u bë revolucioni. Mirëpo, operacioni i komunikimit masiv kishte kohën e tij, e më pas u largua duke i lënë vetëm flamingot. Përveç disa mediave të vogla të lidhura me grupe të së majtave radikale në SHBA dhe Europë.

Siç dihet, përveç këtij cunami mediatik perëndimor, flamingot patën edhe një viralitet nga vendet anti-perëndimore e autokratike si Irani. Të cilët, revolucionin e flamingove e paraqitën si lëvizje antisemite, ku me fake news-e paraqitej e paraqitet akoma nga pjesëtarë të tij si “pushtim i çufove”.

Mirëpo asnjëherë elementët e opozitës që ishin aktiv në protesta nuk u distancuan nga këto axhenda që vijnë qartësisht nga Irani e Turqia. Ndërkohë nga ana tjetër, revolucioni nuk kishte një ideologji e program për të parashtruar idenë e tyre. As u lodhën fare, pritën që Ramën ta rrëzojë Amerika, Gjermania, Turqia e me radhë.

Ndërkaq, një vit më parë, Sali Berisha thoshte se Trump do të marrë me helicopter Edi Ramën nga vila në Surrel siç bëri me Maduron në Venezuelë. Ndërkohë, kur e panë se lëvizja u bjerr, ju drejtuan dhunës së egër që dogji Tiranën, e cila ishte një manual i ngjashëm me djegiet në Paris, Milano, Frankfurt, Barcelonë etj etj.

Ndërkohë këto ditë kanë nisur që të hidhen alarme bombë në të gjithë aeroportet e Europës për të destabilizuar lëvizjen, jetën e natyrisht shfokusuar qendrat vendimmarrëse. Tani doli Serbia, si një model meqë atje ka studentë dhe po sillet si një shembull perfekt. Ndërsa pas zgjedhjeve të Midtermit në SHBA, po thohet se do të hetohet Trump, familja e tij, si dhe bashkëpunëtorët.

Në SHBA, thuajse gjithmonë kur një partii ka kontrolluar dy dhomat e kongresit kanë vënë nën hetim Presidentin. Ka ndodhur me Bill Clinton për rastin Levinski, ka ndodhur me Obamënn në 2010, ndodhi edhe me Donald Trumpin gjatë mandatit të Biden në Shtëpinë e Bardhë kur demokratët kishin të gjitha pushtetet.

Por në 2028 i humbën të gjitha. Kjo është një logjikë normale e politikës amerikane, ku këto manovra i ka strategji marketingu e jo operacione reale, madje siç ndodhi me Donald Trumpin kur madje e futën edhe në burg, e forcuan më shumë.

Ndërkaq, çështja e investimit në Zvërnec e Sazan janë investime private, të cilat kanë shtratet e tyre kontraktuale e jo ndërhyrjet e qeverive.

Gjithsesi, e gjithë kjo energii e harxhuar me këto konspiracione, ku protagonistë janë ca diletantë të opinionit e përpunimit politik, pjata do të Bëhet gjithmonë me material të importuar frigoriferi. Njerëzit duan një pjatë të freskët të gatuar vetë nga revolucionarët, po a ulet kush në kuzhinë për ta bërë?/Tema